Meta fton shqiptarët në protestën e 11 shkurtit: Të largojmë regjimin mafioz

1 Shkurt 2023 | 14:12

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën e 11 shkurtit që do të nis në orën 12:00.

Në një deklaratë për mediat Meta theksoi se opozita do të jetë në këmbë deri në largimin e qeverisë që sipas tij është mafioze.

“Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi.

Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026