Meta i përgjigjet Kryemadhit: Kur të komandon halli, bëhesh Zeqine e SPAK-ut

7 Korrik 2025 | 14:23

Nga qelia ku ndodhet në paraburgim, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratës së Monika Kryemadhit, e cila pas daljes nga SPAK, tha se“nuk i intereson çfarë thotë Ilir Meta”.

Në një postim të shpërndarë nga Partia e Lirisë në rrjete sociale, Meta i është përgjigjur ish-bashkëshortes me tone të ashpra, duke e quajtur atë “Zegjinenë e SPAK-ut”.

Ai pretendon se Kryemadhi është vënë në shërbim të Prokurorisë së Posaçme dhe po vepron e komanduar nga “halli”.

“Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi, u kisha thënë pas zgjedhjeve që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik, se nuk doja të merresha më me të. Por kur të komandon halli, bëhesh Zeqine e SPAK-ut,” shkruan Meta.

Ai ka përsëritur akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar hetimin ndaj tij si “monstruoz” dhe izolimin si të motivuar politikisht. Meta mohoi që të ketë pasur ndonjë dijeni apo përfshirje në shkelje ligjore lidhur me dy kartat bankare të përmendura në hetime, për të cilat ai pretendon se janë pjesë e një “skeme shpifjesh për të justifikuar arrestimin e tij”.

“Faktet dhe provat janë fshehur për të mbuluar persona që kanë shkelur ligjet, ose që janë dëshmitarë të rremë. Unë nuk dua t’i besoj se ato që ka shkruar Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por SPAK i përdor për të justifikuar izolimin tim si lider i Partisë së Lirisë,” vijon Meta.

Kreu i PL-së kujtoi gjithashtu se SPAK i kishte dhënë  leje Kryemadhit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janar të këtij viti, gjë që sipas tij bie ndesh me pretendimet e prokurorisë.

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐙𝐞𝐪𝐢𝐧𝐞𝐧𝐞̈” 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭.

Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.

Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta banakre të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po ifzeqë heton SPAK prej 3 vitesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026