Meta ndalon aktivitetin e disa mediave shtetërore ruse
Rrjeti Meta ka njoftuar të hënën se po ndalonte aktivitetin e disa rrjeteve të medias shtetërore ruse nga platformat e saj.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne zgjeruam saksionet kundër organeve të mediave shtetërore ruse. Rossiya Segodnya, RT dhe entitete të tjera të lidhura tani janë të ndaluara nga aplikacionet tona globalisht për aktivitetin e ndërhyrjes së huaj,” thuhet në një deklaratë.
Lëvizja erdhi pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi sanksione të reja të premten kundër kompanisë ruse të medias RT të mbështetur nga shteti, e njohur më parë si Russia Today, duke pretenduar se ajo zotëronte aftësi kibernetike dhe ishte e angazhuar në “operacionet e fshehta të ndikimit të informacionit dhe prokurimet ushtarake”.
“Sot, ne po ekspozojmë se si Rusia vendos taktika të ngjashme në mbarë botën,” tha Blinken.
“Armatizimi rus i dezinformatave për të përmbysur dhe polarizuar shoqëritë e lira dhe të hapura shtrihet në çdo pjesë të botës”, shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji, autoritetet amerikane hapën një padi kundër dy punonjësve të transmetuesit rus RT dhe sekuestruan 32 domene interneti me akuza për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie