Meta nuk u ftua në Kongresin e PSE? Mehmetaj: Lajm i shpikur nga PS
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Kejdi Mehmetaj thotë se lajmi lidhur me refuzimin e Partisë Socialiste Europiane për të ftuar Ilir Metën në kongresin e kësaj partie është i shpikur nga PS.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo u shpreh se që prej 25 korrikut, kur LSI ndryshoi emrin në PL nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtare me PSE dhe as me partitë e tjera europiane me qasje të majta apo të djathta.
“Që në momentin që PL vendosi të ndryshonte emër dhe të risjellë një qasje tjetër ne ndërmorëm vendimin për të mos bërë asnjë partneritet me partitë europiane të çdo qasje, pasi donim të merrnim kohën tonë për të organizuar konventën në mënyrë që të kishim kohën e duhur. Që prej 25 korrikut s’kemi asnjë komunikim zyrtare me PSE dhe as me partitë e tjera europiane me qasje të majta apo të djathta. Edhe para 25 korrikut kemi pasur ftohje të marrëdhënieve për shkak të disa qëndrimeve të tyre lidhur me situatën në vend me të cilat nuk biem dakord. edhe para 25 korrikut, nuk kemi marrë pjesë në aktivitetet e PSE prej 3 vjetësh dhe as ka pasur ndonjë tentativë as të metës dhe as të ndonjë simpatizanti të PL për të marrë pjesë”, tha Mehmetaj.
Sipas Mehmetajt, janë sekretarët e PS që merren me marrëdhëniet ndërkombëtare që kanë nxitur një situatë me zyrtarë të parëndësishëm në PE për të mbuluar për lirimin e ish-deputetit Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet