Meta: Pakoja e Madhe e ndihmës ekonomike një paketë qesharake
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta sulmoi “Pakon e Madhe” të ndihmës ekonomike që maxhoranca ka planifikuar për përballimin e inflacionit të shkatuar nga lufta.
Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Meta, e cilësoi “Pakon e Madhe” si një pilulë elektorale që nuk ka asnjë impakt në zbutjen e krizës.
Ai shtoi se paketa është qesharake në raport me ndihmat që qeveria i ka dhënë klientëve të saj.
“Qeveria vendosi të ndajë 8 miliardë lekë ose më pak se 80 milionë dollarë për pensionistët dhe familjet në nevojë, edhe pse si pasojë e inflacionit të lartë, në 11 muaj arkëtoi 520 milionë USD.
Ndërkohë që Rama trumbeton me të madhe “Pakon e Madhe” me 80 milion euro, sipas raportit të KLSH shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022. Shitjet, qiratë dhe koncesionet janë të parat sa i përket dëmit më të madh që i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit.
1 miliard euro abuzime, fonde të mjaftueshme për t’u përdorur për mijëra familje që vuajnë rritjen e çmimeve të ushqimeve, për ndërtimin e shkollave dhe dhënien fund të mësimit me turne, për rritjen e pagave të pedagogëve, ndihmë për studentët etj”, tha Meta.
Gjithashtu ai shtoi: Jemi të parë në kontinent për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë që kanë dy të tretat për të përballuar jetëesën bazike.
Të dhënat e fundit të INSTAT japin një fryrje alarmante të administratës shtetërore e cila nga viti 2014 është fryrë me 22 mijë punonjës.
LEXO GJITHASHTU:
- FOTO/ Ilir Meta vizitë në selinë e Partisë Demokratike
- Pas vizitës në Presidencë, Rama takim me krerët e institucioneve në varësi
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë