Meta propozon Gent Sejkon për guvernator të Bankës së Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta i ka propozuar Kuvendit Gent Sejkon për t’u rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Në njoftimin e Presidencës vlerësohet roli i Bankës së Shqipërisë për t’u siguruar që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm.
“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal. Gjithashtu është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ka përfunduar mandati në datën 5 shkurt 2022.
Ai u emërua në këtë post në shkurt të viti 2015, për të vijuar mandatin e lënë për gjysmë nga Ardian Fullani, i arrestuar në atë kohë për skandalin e vjedhjes së miliona lekëve nga Banka e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës