Meta: Veliaj e ka treguar se ka nën kontroll prokurorinë dhe SPAK-un

26 Janar 2022 | 21:41

Ilir Meta akuzoi Erion Veliajn se ka kontroll mbi prokurorinë dhe SPAK.

Gjatë një interviste në Now, Meta tha se kryebashkiaku e provuar këtë, duke u nisur nga shembulli i fundit kur për FSHF-në Veliaj u shpreh se “është ishulli i fundit që nuk kemi kapur”.

“Veliaj firmoste në emër të gjithë qytetarëve të qarkut të Tiranës për inceneratorët që të zhytet i gjithë qarku nëpër borxhe e të paguajë taksa. Ky nuk e ka problem, e ka treguar se kontrollon prokurorinë, SPAK-un”, tha Meta.

Meta përmendi edhe rastin e Teatrit Kombëtar, që u shemb “edhe pse ishte në proces në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse Komisioni Evropian bëri thirrje që të mos kryhet ky akt”.

Kullat e larta që janë ngritur kryesisht rreth qendrës së Tiranës vitet e fundit, Meta i quajti “kulla lirie”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026