“Metamorfoza 2”- Softa: Arrestimet zbehën festën e Kombëtares, ishin tronditëse

21 Nëntor 2023 | 18:51

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për 11 persona, përfshi edhe zyrtarë të lartë të Policisë, ishin mjaft tronditëse.

Komentet Softa i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku tha se arrestimet e mbrëmjes së djeshme zbehën edhe festimet për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në “Euro 2024”.

Ai tha se nëse do të vërtetohen akuzat ndaj tyre, do të jetë diçka e tmerrshme, pasi ata që pretendohet të ruajnë sigurinë e qytetarëve, do të rezultojnë të përfshirë në krime të rënda.

Softa bëri përgjegjëse edhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit për situatën e rënduar kriminale në Shqipëri.

“Arrestimet tërhoqën vëmendjene opinionit publik, dje kishim festën e Kombëtares, por ajo u duk sikur u harrua dhe u kthyem te ngjarjet që na shqetësojnë më shumë. Është tronditëse të mendosh që emrat që përmenden janë persona me autoritet policor, kanë qenë në struktura të larta të Policisë. Zoti Breçani tërhoqi më shumë vëmendjen. Për t’u kthyer te zbërthimet e aplikacionit “Sky” që mund të quhet Metamorfoza 2.

Janë persona që kanë ushtruar funksione të larta publike dhe ky është shqetësim. Nëse vërtetohet do të ishte tronditëse që këta anëtarë të lartë të Polcisë që duhet të luftojnë krimin të akuzohen me këto akuza të rënda. Çfarë i lidh bashkë këta 11 veta. AMP është një strukturë që ka qenë SHKB më parë.

Vetë ministri i Brendshëm ka thënë se prisnin më shumë nga kjo strukturë. Por duket se kjo strukturë nuk ka funksionuar përderisa ne zbulojmë se çfarë ka ndodhur nga bisedat në SKY. Kur flasim për drejtues të lartë, siç ka qenë edhe drejtori i Forcave operacionale, nuk e di si ka funksionuar kjo strukturë. Nuk është punë policësh kjo, por punë strukturash.

Qeveria shqiptare dhe vetë Policia i ka gjithë mekanizmat për pastrimin e Policisë. Sigurisht ka një lidership siç është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku mund të mbështetemi. Por mund të bëhet edhe jashtë Policisë ky vetting. Por janë edhe disa struktura të tjera të shtetit që nuk kanë funksionuar.

Kur arrestojmë dikë themi ka kaq pasuri, kaq prona, etj. Po si i bëri? Hipoteka duhet të sinjalizojë. Janë financat. Në Itali nëse ke një makinë të shtrenjtë të vihën në ndjekje, si e mban, ku punon, etj. Nëse këto struktura do të kishin funskinuar, nuk do të vinim në këtë pikë, që kur t’i arrestojmë do i bëjmë sekuestrimin dhe pasi t’i vërtetojmë do i marrim pasurinë”, është shprehur Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026