“Metën nuk e kam uruar”, Kryemadhi del nga SPAK: Nuk do flas më para prokurorëve
Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë në SPAK për masën e detyrimit të paraqitjes. Pas daljes ajo dha një deklaratë ku theksoi se nuk do të flasë më para prokurorëve dhe se çdo deklaratë do ta japë vetëm në gjykatë.
Kryemadhi ka bërë të qartë se nuk është e kënaqur me procedurat aktuale dhe theksoi se ka besim tek Gjykata e Strasburgut (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) për të kërkuar drejtësi për të vërtetat e saj.
“Do ulem me avokatët për të shqyrtuar vendimin në apel dhe në muajin janar do të paraqesim rekursin”, tha Kryemadhi për gazetarët pas përfundimit të paraqitjes në SPAK.
Për pyetjen në lidhje me Ilir Metën, Kryemadhi u shpreh se nuk e ka uruar për Vitin e Ri, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me të më dhe se nuk ka arsye për ta bërë këtë.
Ajo gjithashtu hodhi dritë mbi disa akuzat që po qarkullojnë kundër tij, duke thënë se ata që e “iluminojnë” me shpifje, do të marrin përgjigje në vitin 2025.

Po ashtu në SPAK u paraqit dhe nëna e deputetes zonja Fatime Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona