Meteorologu tregon motin për fundjavën dhe çfarë na pret gjatë marsit

21 Shkurt 2026 | 12:49

Gjatë një lidhje live për Euronews me Alba Xhanin, meteorologu Hakil Osmani foli për motin në fundjavë dhe muajin mars. Ai njoftoi se kjo fundjavë do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, me përjashtim të disa momenteve të pakta me reshje shiu që priten gjatë pasdites në pjesën lindore të vendit.

“Dita e diel do të sjellë temperatura minimale në zonat malore rreth -1 deri -2°C, ndërsa maksimumet në këto zona pritet të jenë rreth 12°C. Në vijën bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 13°C në mëngjes dhe 16-17°C në mesditë,” tha Osmani, duke theksuar se moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë edhe gjatë javës që vjen.

Për muajin mars, Osmani paralajmëroi një rritje graduale të temperaturave, duke e konsideruar këtë periudhë si një kalim nga dimri drejt pranverës. Ai theksoi se, megjithatë, ekziston mundësia e rikthimit të masave ajrore të ftohta dhe reshjeve, sidomos në zonat malore.

“Në mars reshjet janë më se prezente herë pas here, dhe rritja e temperaturave mund të ndikojë edhe në zhvillime të përkohshme të cikloneve që prekin territorin shqiptar,” shtoi meteorologu. Ai përfundoi duke theksuar se prania e diellit dhe temperaturat më të larta në vijën bregdetare do të jenë karakteristike për ditët e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të...
11:11 | 27/06/2026

Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët

Këtë të dielë në edicionin informativ me moderatore Alba Xhanin ka qenë i ftuar analisti Adri Nurellari i cili ka bërë një analizë të zhvillimeve...
15:34 | 21/06/2026