“MIK FESTIVAL”, festivali i muzikës internacionale vjen për të gjashtin vit në Korçë

29 Korrik 2023 | 20:18

‘MIK Festival’ çel siparin, për të gjashtin vit radhazi në Korçë. Festivali i muzikës internacionale bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj të cilët, për 3 netë me radhë, do të performojnë në skena të ndryshme.

Drejtuesja artistike, njëherazi edhe themeluese e Festivalit Inva Mula, e ideoi natën e parë të këtij festivali, si një homazh për një nga ikonat dhe muzat e muzikës lirike, artisten korçare Jorgjia Truja

“Një buqet dhe një suskes i mbrekullueshëm të kulturave të ndryshme, të zhanerave të ndryshme, të gjuhëve të ndryshme, por që i bashkon një gje: muzika internacionale në Korçë. MIK kjo fjalë e bukur e cila na del nga shpirti, është bërë tashme një sukses edhe unë jam shumë e lumtur që hapet sonte në këtë teatër të mrekullueshëm”- tha Inva Mula

Ky festival vjen me mbështetjen e bashkisë Korçë dhe Qendrës së Artit dhe Kulturës

Muza e parë që çeli festivalin ishte sopranoja shqiptaro-bullgare Ramona Tullumani, e cila në shoqërimin e pianistes së njohur Ingrid Pulizo, interpretoi arie nga operat e vëna në skenë nga Truja, ndër to edhe rusallkën e parë shqiptare.

“Unë mendoj që është hera e parë në Shqipëri që bëhet një koncert duke folur dhe në të njëjtën kohë, duke dhënë leksione, duke dhënë histori, e cila është shumë e rëndësishme. Ne harrojmë, harrojmë shumë shpejtë! Ne nuk kemi ardhur dje, ka shumë kohë përpara kjo histori e madhe e muzikës operistike e muzikës shqiptare që vjen brez pas brezi.”- tha  Ramona Tulumani, soprano.

Mbrëmja vijoi me koncertin ‘Aroma Greke” të mbajtur tek Pazari i Vjetër i Korçës, kushtuar krijimtarisë së kompozitorit grek Mikis Theodhorakis nën interpretimin e këngëtares greke Kalliopi Vetta së bashku me kompozitorin Janis Joanu dhe orkestrën e tij.

“U ndjeva shumë mirë nga pritja e njerëzve në Korçë dhe padiskutim sot nga publiku kaq i ngrohtë. Informacionet që kisha që një qytet si i juaji ka kulturë dhe artistë të kultivuar, u vërtetua sot me këtë koncert. Shumë publik i dashur me këngët që unë interpretova. Muzika bashkon njerëzi, flet emocion, është gjuha ndërkombëtare, e dashurisë dhe asaj që ne duam të përjetojmë së bashku. Këtë dua të përcjell me muzikën time, pra gëzimin dhe ndjenjën.”- shtoi Kalliopi Vetta, këngëtare.

Nata e dytë e festivalit, do të mbahet mbrëmjen e 29 korrikut në teatrin “Andon Zako Çajupi” nën ritmet e muzikës spanjolle, ndërsa në Pazar do të mbahet Nata Italiane.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026