English

‘Mik Festival’ në Korçë, Inva Mula tregon risitë e edicionit të 7

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga e 11 Korriku, Korça ju thërret sërish për Mik Festival që këtë vit feston edicionin e shtatë.

- Advertisement -

Nën kujdesin e artistes Inva Mula edhe këtë herë Mik Festival do të bëjë bashkë artistë ndërkombëtarë që mbërrijnë në vendin tonë për të interpretuar muzikë

Sopranoja e njohur shqiptare, ka dhënë detaje në lidhje me festivalin, ndërsa zbuloi dhe surprizën e këtij edicioni.

 “Mik Festival është diçka që unë e mora shumë personale, por e pashë të krijosh një festival në një qytet me një traditë kaq të madhe. Të veshë në skenë, të maresh përsipër të jesh atje në fillim na u duk si diçka e pamundur, por me shumë vullnet dhe më rrallë të parë me dy bashkëpunëtorë të shkëlqyer, arritëm ta marrim këtë vepër nga pluhri dhe ta nxjerrin në ditën e sotme”  tha Inva Mula.

Sipas, Mulës festivali MIK me “Operetën Agimi” do të shkruajë sërish historinë pas 70 vitesh.

Mik festival merret me ngjarje, ku këtë vit do të startojë me pianistin dhe muziologun Red Radoja, për të vijuar me “Nën Tingujt e Trios” nga Maqedonia e Veriut, me Operetën Agimi në Teatrin Zako Çajupi, koncertin Gala me orkestrën simfonike të forcave të armatosura dhe për ta mbyllur me panairin e punimeve të dorës dhe koncertin nën tingujt e muzikës mesjetare.

Muzika, arti, kultura do të shpaloset përgjatë datës 11 korrik në Korçë deri më 14 Korrik, në qytetin e bukur të Korçës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?