“Mik i çmuar”, Rama pret në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga takimi me Mbretin e Jordanisë në rrjetin social faceebok, teksa e cilëson këtë të fundit si një mik dhe monark i çmuar.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama.
Më herët, mbreti i Jordanisë u takua me presidentin Bajram Begaj, me të cilin biseduan për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
Gjithashtu, mësohet se palët u angazhuan për të shkëmbyer opinione për sfidat dhe perspektivat e agjendës globale.


LEXONI GJITHASHTU:
Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohet edhe një protestuese tjetër (VIDEO)
Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohet edhe një protestuese tjetër (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës