Miku i princ Lekës: Ai dhe Elia nuk kishin kimi, krisja ka ardhur 3 vite më parë
Andi Llabuti, gazetar dhe mik i princ Leka Zogut tha se çifti mbretëror kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin. Ai tha për “Good Morning Albanians” se ai i ka njohur si çift që prej 2016 dhe mes tyre nuk ka pasur kurrë kimi.
“Që në 2016 i njoh. Ata kanë qenë shumë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit. Nuk ka pasur kimi mes tyre. Unë nuk mund t’ia thoja dot. Nuk mund të isha shkaktari i një indicie të vogël”, tha Llabuti i cili ka punuar edhe si fotograf në pallatin mbretëror.
Ai tha se pavarësisht se mes tyre nuk ka pasur kurrë krimi, krisja mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë.
Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund ti shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën.
Mundoheshim të mbulonim ato “bëmat” e brendshme. Thoshim Elia është në këtë aktivitet, princi është në këtë aktivitet. Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët. Duke e njohur princin prej shumë kohësh, sado ai përpiqej të jepte ngrohtësi, e tradhtonte fytyra”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë