Princ Leka merr vendim pas sherrit: Elia s’meriton më të jetojë në oborrin mbretëror

6 Mars 2024 | 21:41

Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emisionin Now në Euronews Albania se shkaku i konflikti të princit me ish-vjehrrin e tij ka qenë shumë banal pasi ai ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën mbretërore dhe është përballur me një sjellje armiqësorë nga i fundit.

Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.

Por pas ngjarjes së  fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore.

“Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026