Avokati i Princ Lekës: Është prind i kujdesshëm, do hetojmë kush e nxori videon
Princ Leka ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.
Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në një intervistë për Euronews Albania se princi është dhunuar, madje ka edhe shenja të dhunës së ushtruar ndaj tij.
Ai u shpreh se Princ Leka është një prind i kujdesshëm dhe nuk kishte arsye pse të konfliktohej në sy të vajzës së tij.
“Ka qenë në banesën e vet dhe pavarësisht kësaj Princi është larguar nga banesa për t’i krijuar privatësinë Elias dhe vajzës së tyre. Ka qenë një vizitë rutinë për të parë vajzën, është bërë objekt sulmi, ka qenë i papërgatitur dhe nuk e ka regjistruar dhunën ndaj tij. Ajo video është nxjerrë pa dijeninë dhe miratimin tonë, nuk e dimë kush e ka nxjerrë, por do hetojmë për këtë pjesë. Janë momente dhune, askush nuk ka dëshirë të ekspozohet në publik në ato rrethana, është cenim i integritetit fizik të një personi”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren