Milaim Zeka: Do ketë vëllavrasje në Kosovë, ja avokatët që po i shërbejnë Beogradit

29 Maj 2024 | 22:36

Gazetari Milaim Zeka komentoi në emisionin Now në Euronews Albania dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi në zonën e Bllokut në Tiranë.

Ai tha se në Kosovë po ndodh një fenomen i rëndë nga disa avokatë të cilët shtëpitë që serbët kanë shitur në vitet 2000 po ua rikthejnë këtyre të fundit duke marrë prej tyre përqindje.

“Serbët të cilët i kanë shitur pronat në vitin ‘99, 2000, ‘01 pas 24 viteve me nxitjen e këtyre avokatëve që shkojnë në Beograd kanë filluar të thonë, jo nuk jam kam shitur pronën dhe do të ndodhë vëllavrasje në Kosovë se vjen serbi me një fotografi dhe thotë kjo është prona ime, unë s’ta kam shitur pronën. Dhe kush po i nxit, avokatë që thonë, unë ta nxjerr pronën ti do më japësh mua 30 për qind. Nuk marrin pagesë në mënyrë të ndershme ligjore, por me përqindje”, tha Zeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026