Milani gjen golashënuesin që i mungonte, Fullkrug vjen nga Premier League
Milani ka arritur akordin e parë ende pa nisur merkatoja e janarit dhe bëhet fjalë për një sulmues qendre është ai që i ka munguar Milanit përgjatë gjysmës së parë të këtij sezoni.
Me Gimenez të dëmtuar, kuqezinjve iu desh patjetër të ndërhynin në merkato. Këtë gjë bënë Igli Tare dhe stafi i tij, të cilët kanë qenë në lëvizje përgjatë gjithë kësaj kohe, madje kanë kryer afrimin e parë ende pa nisur merkato në Itali.
Për të zgjidhur krizën e golave, kuqezinjtë kanë afruar sulmuesin gjerman Niclas Fullkrug nga West Ham.
Një futbollist me shumë eksperiencë, që më herët ka luajtur edhe në kampionatin gjerman me Dortmund. 32-vjeçari gjithë karrierën e tij e ka kaluar në Gjermani, por në 2024 u transferua në kampionatin anglez te West Ham, aty ku gjërat nuk shkuan mirë.
Në një situatë kur lojtari kërkonte një ekip të ri dhe Milani një sulmues me kosto të ulët, kushtet u përputhën dhe gjermani ka mbërritur në Milano, ku ka kryer testet mjekësore.
Kontrata e tij do të jetë një huazim me të drejtë blerjeje në verë, në rast se ai bind drejtuesit, por mbi të gjitha trajnerin Allegri.
Huazimi i ka kushtuar kuqezinjve afro 5 milionë euro, por në rast se dëshirojnë ta bëjnë të tyre lojtarin, duhet të paguajnë më shumë se 10 milionë euro.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban