“Militantë imoralë, i thonë të bardhës e zezë”, Mërtiri kritikon të rinjtë e PS
Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Socialiste, ai ka kritikuar ashpër fjalimet e mbajtura nga të rinjtë, por ka theksuar se faji nuk është i tyre por i partive të mëdha që kanë nevojë për të tillë militantë.
Ai tha se dy partitë e mëdha në Shqipëri kanë nevojë për militantë imoral dhe servilë që i thonë të “bardhës, e zezë”.
“Fatkeqësisht paritë e mëdhaja vuajnë nga të njëjtat simptoma. Ajo që prodhojnë partitë e mëdha është militantizmi ekstrem dhe të bërit karrierë nëpërmjet servilizmit, militantizmit dhe depersonalizimit. Ti të zhvishesh nga idetë e tua, të pranosht edhe të thuash gënjeshtrën publikisht vetëm e vetëm sepse kjo është rruga për të bërë karrierë.
Partitë tona kanë vendosur që sistemi i karrierës të bëhet në këtë mënyrë, duke shkelur mbi dinjitetin personal tëndin. Këtë ne e kemi parë te deputetët, kur e shikojmë te ata pse mos ta shikojmë te format rinore. Rinia prandaj e refuzon sot politikën, sepse kjo është një politik banale, është politik që të shkatërron personalitetin, politik që të bën për budall.
Që ti të rreshtohesh në këtë dhe të thuash broçkulla që të qeshin gjithë shokët e tu, duhet të kesh një kurajo shumë të madhe. Prandaj shumica e njerëzve që kanë dinjitet u largohen partive. Unë besoj që ka një problem të madh të kenë nevojë për një militantizëm kaq agresivë, kaq të verbër, kaq radikal, e madje kaq imoral. Ky militantizëm për mua është imoral. Ti të shikosh diçka të bardhë dhe të thuash është e zezë, kjo është e turpshme, është imoralitet. Këto parti e bëjnë gjithë ditën këtë. Partitë e korruptuara kanë nevojë për këta që të mbijetojnë, kanë nevojë për kultin e individit”,-tha Ergys Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë