Asambleja e parakohshme për zgjedhjet/ Mërtiri: Pse Rama e mblodhi PS-në?
Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.
Ai tha se kjo mbledhje e parakohshme u bë duke pasur në fokus hapjen e fushatës dhe me mendimin për të bashkuar ato që mund të duken si ndarje brenda të majtëve të mos krijojnë konflikte por të përqendrohen te përgatitja për fushatë.
“Ideja se ne jemi në betejë prodhon solidaritet te baza, ky solidaritet reflektohet edhe lart. Baza kërkon që palët të jenë të bashkuara që të futen në fushatë. Ai që prish solidarietin në kohë fushate konsiderohet tradhtar.
Kjo i detyron palët që të mos konsumojnë konflikt, por të shtrohen dhe të punojnë. Më shumëse sa puna në terren Rama kërkon shuarjen e konfliketeve brenda kampit të vet. Prandaj u mbajt edhe kjo asamble e parakohshme, për të menduar për zgjedhjet.
Pasi në këto kohë përballë kundërshtarit kaq të sakatauar ndërmjet vetes së vet, është e tepërt të mendosh se ka tension apo shqetësim për Ramën në këto zgjedhje dhe po kërkon të rrisë rekorde te fitores”,-tha Ergys Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare