Milori ‘sfidon’ Nokën: E bën dot administratën të dalë në shesh?
Gazetarja Mirela Milori replikoi me deputetin e PD, Flamur Noka lidhur me aksionin opozitar që pritet të kulmojë me protestën e nesërme. Milori u shpreh se Meta nuk duhet ta eklipsojë aksionin e opozitës për të cilën protesta e nesërme siç tha është një test.
“Opozita nesër duhet të jetë shumë e kujdesshme me këtë protestë sepse është testi i të vërtetës. Për herë të parë opozita thërret një protestë jashtë Tiranës. Policia sot po tenton ta trembë protestën dhe do ketë skeptikë që do thonë, po prit se ju nuk nxorët protestuesit e parë nga burgu, do futësh dhe ca të tjerë”, tha Milori.
në replikë me deklaratën e Nokës se opozita është në mosbindje civile dhe synon të paralizojë jetën sociale në vend Milori pyeti:
“Mosbindje civile në administratë hyn dot? Te ata 70 mijë se 70 mijë të tjerë janë patronazhistë, hyn dot të paralizosh administratën me mosbindje civile? Që ai të dorëzojë çelësat, të iki, të thotë unë nuk firmos, ti kesh edhe ata në rrugë, e bën dot”?
“Do të hyjmë kudo, aty do shkojmë, ky është synimi, jemi në mosbindje civile”, u përgjigj Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret