Ministrat e Ramës të paaftë për t’u përballur me kriza, thonë analistët
Protestat nuk e rrezikojnë pushtetin e Ramës në afatshkurtër, por në planin afatgjatë e degradojnë imazhin e qeverisë së tij, thotë analisti Andi Bushati.
Sipas tij, protesta tregoi se Rama i ndryshon qëndrimet kur është nën presion.
“Kaloi nga teza që qeveria nuk i kontrollon çmimet në tezën që qeveria i kontrollon çmimet. Mjaftoi një ditë protestë e fortë për të vënë kryeministrin në kontradiktë”, tha ai.
Gjithashtu Bushati tha se krizat kanë treguar se Rama ka vendosur ministra kukulla.
Këtë ide e mbështeti dhe Baton Haxhiu, i cili tha se krizat kanë treguar se ministrat e Ramës janë të pa përgatitur për t’u përballur me publikun.
Haxhiu tha se arroganca e ministrave vjen edhe si pasojë e përpjekjes për të imituar Ramën por pa e pasur artikulimin e duhur.
Analisti Haxhiu shtoi se protesta nuk e dëmton Ramën pasi nismëtarët nuk gëzojnë besim.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në