Ministri Balla ndan momente nga takimi me eurodeputetin shqiptaro-suedez
Ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla është takuar këtë të mërkurë me anëtarin e Parlamentit Europian Adnan Dibranin.
Disa momente nga takimi ai i ka ndarë me anë të postimit të një videoje në Facebook, ku shprehet se Dibrani është një krenari për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
“Me anëtarin e Parlamentit Europian Adnan Dibranin i cili jo vetëm përfaqëson në mënyrë profesionale vendin e tij, Suedinë, por është edhe një krenari për ne shqiptarët kudo që jetojmë”,-tha Balla.
Nga ana tjetër eurodeputeti tha se ndihet shumë i kënaqur për këtë takim ndërsa uroi që Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.
“Falemnderit shumë, sot patëm takim me shokun tim të ngushtë dhe jam shumë i kënaqur që jam në Tiranë. Inshallah vetëm përpara dhe sa më shpejt t’ju shoh në Evropë”,-tha Dibrani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta