Ministri gjerman i Mbrojtjes: BE-ja të bëhet gati për luftë. Kërcënime nga Rusia

19 Dhjetor 2023 | 16:30

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues paralajmëroi se Evropa mund të përballet me kërcënime në rritje nga Rusia brenda fundit të dekadës.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, Pistorius e vuri theksin tek nevoja urgjente që vendet e BE-së të përforcojnë industritë mbrojtëse përballë sfidave të ardhshme, sidomos kur qarkullojnë zëra për reduktimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në kontinent.

Ministri vuri në dukje tonet serioze në kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin. “Kërcënimet e tij kundër shteteve baltike, Gjeorgjisë dhe Moldavisë duhen marrë seriozisht. Ato nuk janë thjesht një shaka. Ne mund të përballemi me rreziqe nga fundi i kësaj dekade”, deklaroi Pistorius.

Me ndryshimet gjeopolitike që po evoluojnë, ai kërkoi që vendet evropiane të përshtaten me shpejtësi. Ai u bëri thirrje shteteve që të përmbushin reformat sa i takon forcave të armatosura, industrisë ushtarake dhe vetë shoqërisë, duke nënvizuar se koha optimale është në 8 vitet e ardhshme.

Vetë Gjermania ka intensifikuar përpjekjet për ringritjen e trupave ushtarake, duke lëvruar 100 miliardë euro që pas pushtimit rus të Ukrainës.

Pistorius, që e mori postin e ministrit të Mbrojtjes më herët gjatë vitit, ka hasur në kritika në Gjermani për shkak të kulturës pacifiste të vendit, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Në përpjekje për të përforcuar bashkëpunimin evropian në fushën e mbrojtjes, ai i mëshoi idesë së shtimit të një përbërësi në të ashtuquajturin Trekëndëshi i Vajmarit, një forum informal ku bëjnë pjesë Gjermania, Polonia dhe Franca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE

Ukraina dhe Moldavia shënuan një tjetër moment historik në përpjekjet e tyre për t’u pranuar në BE në një takim teknik të premten, pasi shtetet...
14:19 | 03/07/2026

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas kthimit të tij në vend, nën akuzat për fyerje të supozuar të...
13:50 | 03/07/2026

Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)

Qindra njerëz mbushën supermarketet në Paris, ndërsa banorët e kryeqytetit francez përpiqeshin me dëshpërim të blinin kondicionerë të lirë përpara se të godiste vala e...
13:46 | 03/07/2026