“Kupa është synimi i Chelsea”, Pochettino flet për Brojën: Është rikuperuar 100%

19 Dhjetor 2023 | 14:22

Fitimi i Carabao Cup ështën një synim për Chelsean e Mauricio Pochettino, i cili në kampionat nuk po kalon një formë të mirë. Trajneri argjentinas ka analizuar përballjen e së martës me Newcastle, ndërsa është ndalur të flasë në disa pika, mes tyre sulmuesin Broja dhe rikthimin e francezit Christoph Nkunku. Argjentinasi do të provojë të fitojë trofeun e parë që prej kalimit tek blutë, ndërsa situata sa i përket dëmtimeve po përmirësohet.

Blerja e fundit nga Leipzig, ajo e francezit Nkunku do të debutojë në mbrëmje, ndërsa do të jetë në stol. Tekniku ka konfirmuar se rikthimi i tij është i vështirë, ndërsa roli i titullarit do të ndahet me një mes Brojës dhe Jackson. Sipas tij, ylli shqiptar është rikuperuar 100%.

“Tani ka të bëjë me ndihmën që ne duhet t’i japim atij që ai të ndihet 100%, dhe më pas të shohim sesi mund ta ndihmojë ekipin dhe të shohim se në cilin pozicion, në cilat dinamika të ndryshme ai përshtatet dhe është vendimtar. Kjo është ajo që të gjithë presin. Tani ne kemi Xheksonin dhe Broja është plotësisht i rikuperuar”, deklaroi Pochettino.

Kjo është faza çerekfinale e kompeticionit, ku në rast fitoreje, blutë e Londrës do të kualifikohen mes 4 më të mirëve. Në garë për fitimin e trofeut janë dhe gjigantët e Liverpool apo dhe ekipe si Everton, Fulham e Middlesbrough.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026