Ministri Hasani nga Maqedonia: Korridori VIII, investimi që do ndryshojë rajonin

17 Janar 2024 | 12:00

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani vizitoi këtë të mërkurë Shkupin nga ku shprehu përkrahjen për të gjitha forcat politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Hasani së bashku me homologun  e tij Bujar Osmani u zotuan për thellimin e bashkëpunimit politik bashkë me atë ekonomik.

“Një nga projektet më madhore, më transformuese për të cilët jemi duke punuar bashkë me Italinë dhe Bullgarinë dhe partnerë të tjerë, është padyshim Korridori VIII, i cili pas dekadash këmbëngulje nga vendet tona, nuk është thjeshtë një ide në letër por pjesë e korridoreve pan-evropiane. Dhe ky korridor do të transformojë pozitat tona strategjike, ekonomitë tona, dhe perspektivën tonë të zhvillimit”, tha Hasani.

Ndërsa Ministri Osmani shpreson që dy shtetet së shpejti të nisin negociatat për anëtarësim në BE.

“Të dy vendet tashmë një vit në mënyrë aktive zhvilluan negociata të cilat kanë përfunduar me sukses procesin e skriningut, duke marrë nota të mira, madje të shkëlqyera dhe janë gati  t’i hapin klasterët dhe kapitujt të negociatave pa asnjë hezitim. Jemi aletatë në NATO, vende që pa asnjë hezitim kanë arritur 100% përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Unionit Evropian, kemi zbatim të lartë të AKI-së së legjislacionit evropian, dhe vende që janë gardianë të vlerave të qytetërimit perëndimor në Ballkan. Dhe qytetarët me të drejtë janë të paduruar për të marrë më shumë nga Evropa tani”, tha Osmani.

Ministrat folën edhe për mbështetjen e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku Osmani e quan si prishje të dinamikës së shtetit dhe hapje e rrugës për ndikime të tjera të huaja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026