Ministri Hoxha për 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Moment përcaktues në histori, nderojmë të gjithë kontribuesit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka uruar Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shprehet se 12 qershori ishte fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik, si dhe fillimi i udhëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të një të ardhmeje demokratike.
“12 qershori nuk është thjesht një datë në kalendarin e Kosovës, por një nga momentet më përcaktuese në historinë e saj moderne: fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik, dhe fillimi i udhëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të një të ardhmeje demokratike. Sot, në 27-vjetorin e #Ditës sëÇlirimit , ne kujtojmë dhe nderojmë, me përulësi dhe respekt, sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë vlerësojmë progresin e arritur në konsolidimin e shtetit, demokracisë, si dhe vendin dhe rolin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar. Është një përgjegjësi që ruhet dhe forcohet për brezat që vijnë”, ka shkruar Hoxha.
12 Qershori nuk është thjesht një datë në kalendarin e Kosovës, por një nga momentet më përcaktuese të historisë së saj moderne: fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik,
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) June 12, 2026
dhe fillimi i rrugëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të së ardhmes… pic.twitter.com/fD8KjXvRZR
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën
Armë, para dhe vula me stemë të Serbisë, arrestohen dy persona në Kosovë
27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Kurti homazhe në Prekaz: Kyeqytet i kryengritjes së popullit shqiptar
- 11:41 Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
- 11:40 Kupa e Botës, kaos në Mexico City! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 11:28 Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën
- 11:20 Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë me ministren Evis Sala për sistemit shëndetësor publik
- 11:20 Diplomati: Somalilandi ka të drejtë të zgjedhë marrëdhëniet e saj, Pekini nuk ndryshon miqësinë tonë me Tajvanin
- 11:06 Alarm për sigurinë në aeroportin e Hamburgut, evakuohet me urgjencë pasagjerët