Ministri i Brendshëm italian letër falenderimi Ballës: Mirënjohje për bashkëpunimin
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, i dërgoi një letër falenderimi ish-homologut të tij, Taulant Balla, për bashkëpunimin e patur mes dy vendeve gjatë kohës që ky i fundit drejtonte punët e brendshme.
Piantedosi shpreh mirënjohjen për arritjen e objektivave të përbashkët mes dy qeverive, mes të cilave nënvizon nënshkrimin e Protokollit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.
Ministri i Brendshëm i Italisë i shpreh Ballës dhe urimet për detyrën e re atë të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
LETRA E PLOTË:
I nderuar koleg,
Me rastin e ndërrimit Tuaj në krye të Ministrisë së Brendshme, dëshiroj t’ju përshëndes duke ju shprehur mirënjohjen time më të sinqertë për bashkëpunimin konstruktiv që kemi zhvilluar midis dy dikastereve tona, i cili ka sjellë arritjen e objektivave të rëndësishme: një mbi të gjitha, Ka qenë një kënaqësi e vërtetë të ndaj me Ju vizione dhe strategji mbi sfidat kryesore që paraqet konteksti aktual ndërkombëtar.
Me shpresën se rrugët tona do të kryqëzohen përsëri në të ardhmen, ju përcjell urimet më të mira për detyrën tuaj të re dhe për projektet tuaja të ardhshme.
Një përqafim i përzemërt,
Matteo Piantedosi

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër