Ministri i Ekonomisë në RMV: Autostradat Kërçovë-Ohër-Qafë Thanë dhe Shkup-Bllacë gati brenda 2 viteve

3 Shtator 2020 | 08:07

Vetëm pak ditë pas formimit të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një lidhje për Euronews Albania tregoi prioritetet e institucionit që drejton në 4 vitet e ardhshme.

Ai vuri theksin tek ndërtimi i autostradave që lidhin Republikën e Maqedonisë së Veriut me vendet shqipfolëse si dhe bashkëpunimi rajonal me Kosovën dhe Shqipërinë për nxitjen e turizmit. 

“Z. Ali Ahmeti është lider rajonal që ka kontribuar në përfarimin e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Kemi filluar me realizimin e autostradën, Kërçovë-Ohër-Qafë Thanë. Dy kilometrat e para kanë filluar edhe sa i përket autostradës Shkup-Bllacë.

Do të përmirësojmë infrastrukturën duke rritur edhe shkëmbin tregtar mes vendeve tona. Në 2 vite, maksimumi dy vite e gjysmë të dyja akset rrugore do të jenë në përdorim për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.

Z. Bekteshi theksoi se qëllimi është rritja e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit me vendet e rajonit, veçanërisht me Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe me vende të tjera.

Ai bëri me dije se së bashku me ministrin shqiptar të turizmit, Blendi Klosi kanë menduar një pako të përbashkët turistike për të tërhequr turistët e huaj, sidomos për ata që vijnë nga vendet e treta.

“Gjatë pandemisë, një numër i madh shtetasish të Maqedonisë se Veriut kanë vizituar Shqipërinë. Me ministrin Klosi kemi menduar një pako të përbashkët për të tërhequr turistët e huaj, sidomos për ata që vijnë nga vende të treta që të vizitojnë shtetet tona.

Jemi në drejtim të mirë të rrisim numrin e vizitorëve në RMV dhe Shqipëri dhe me përmirësimin e infrastrukturës do t’i bashkojmë edhe më shumë qytetarët e të dyja shteteve”, tha z. Bekteshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026