Ministri i Jashtëm spanjoll vizitë në Tiranë, Xhaçka: Ja për çfarë ramë dakord

14 Prill 2023 | 10:48

Ministrja Xhaçka priti këtë të premte në një takim zyrtar në Tiranë homologun spanjoll, Jose Manuel Albares Bueno.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Xhaçka theksoi se vizita e ministrit të Jashtëm spanjoll vjen në prag të marrjes së Presidencës së BE nga Spanja dhe është tregues i mbështetjes që ky shtet ka për Shqipërinë dhe rajonin.

Gjithashtu ministrja e Jashtme bëri me dije se në takim u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Vizita i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja në gjysmën e dytë të vitit. Kjo vizitë është provë e vëmendjes së posaçme që Spanja po i kushton vendit tonë dhe rajonit.

Ministri Albares na prezantoi linjat kryesore të Presidencës spanjolle. Ndajmë të njëjtin mendim, që zgjerimi nuk është thjesht një instrument i BE, por është vetë esenca e Unionit.

E informova homologun Albares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit. Deri në fund të 2023, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit. Kërkova mbështetjen e Spanjës në lehtësimin e diskutimeve në Këshill, për një vendim pozitiv për hapjen e grupit të kapitujve themelorë.

Ramë dakord për nënshkrimin e një Memorandum Bashkëpunimi mes vendeve tona.Synimi, arritja e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian. Në këtë memorandum parashikohet që Spanja, të na mbështesë duke ofruar shërbime konsulence dhe asistencë teknike. Në fokus të diskutimeve ishte edhe dimensioni mesdhetar i politikave tona të jashtme

Shqipëria mirëpret prioritetet e politikës së jashtme të Spanjës në këtë rajon, në kuadër të Presidencës të Këshillit. Mirëpresim faktin që në vitet e fundit politika e jashtme spanjolle është orientuar edhe drejt Mesdheut Lindor, përfshirë BP. Forcimi i bashkëpunimit BE-BP është bërë më i rëndësishëm se kurrë si pasojë e agresionit të paligjshëm rus ndaj Ukrainës”, tha Xhaçka.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026