Ministri i Jashtëm turk: Ballkani i Hapur, urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian
Mevlut Çavushoglu, ministri i punëve të Jashtme të Turqisë përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.
Ndërkohë Ballkanin e Hapur e konsideroi urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian.
“E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim ccdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Ju uroj suksese”, tha kryediplomati turk.
Ai u shpreh se Turqia është një ndër investuesit kryesorë në rajon ndërsa bëri thirrje që të “marrim fatin në duart tona”.
“Si një prej investuesve më të mëdhenj në rajon besojmë se këtu do të inkurajojmë dhe investime të huaja të drejtpërdrejta,” – tha ministri.
Çavushoglu përmendi gjithashtu dhe luftën në Evropë që është një thirrje për t’u zgjuar. Ai solli në vëmendje se dimri po vjen dhe siguria ushqimore dhe energjitike janë ndër çështjet që duhet të merren në konsideratë dhe duhen trajtuar me prioritet.
Ditën e sotme po mbahet Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia.
Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan