Ministri i Jashtëm viziton Kievin, Hasani: Shqipëria qëndron krah Ukrainës
Ministri i Jashtëm Igli Hasani takoi në Kiev presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky ku siç njoftoi përmes një reagimi në rrjetet sociale, konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës në rrugën drejt paqes dhe sigurisë.
Ministri tha se u mbajt një memorandum mirëkuptimi, fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian, ndërsa më herët vendet kanë firmosur marrëveshje për forcimin e miqësisë.
“Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Hasani në rrjetin “X”.
Ministri i Punëve të Jashtme, pati takime edhe me kreun e parlamentit, kryeministrin, numrin 2 të qeverisë dhe homologun e tij. Hasani po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në Kiev, i cili vjen në një moment kritik për Ukrainën në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër saj, sulme të cilat në fund të vitit të shkuar prekën edhe godinën e ambasadës shqiptare atje.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës