Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paraqitet në SPAK

5 Mars 2024 | 09:53

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, pas një fletëthirrjeje nga Prokuroria e Posaçme.

Ende nuk ka informacion lidhur me atë se për çfarë është thirrur Peleshi në SPAK.

Kujtojmë se më herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zëvendës-kryeministrit në periudhën 2013-2017.

Gjithashtu në periudhën shtator 2017 – janar 2019 Peleshi ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në të kaluarën, në vitin 2019, Peleshi është pyetur në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e njohur “silikon mix”.

Bëhet fjalë për pesticidin e rrezikshëm për të cilin u hetua se si një sasi e bllokuar nga AKU, u zhbllokua me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë kur drejtohej nga Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026