Ministri i Mbrojtjes së Italisë: Vendi ynë do mbajë linjat e komunikimit me Moskën
Italia do të mbajë të hapura linjat e saj të komunikimit me Rusinë, pavarësisht nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes së vendit, i cili tha se kanalet e komunikimit dhe dialogut të mbahen të hapura.
“Megjithëse Federata Ruse ka pushtuar një vend sovran, dhe për këtë arsye Italia dhe Franca gjithmonë mbështesin dhe do të mbështesin Ukrainën, është e rëndësishme që kanalet e komunikimit dhe dialogut të mbahen të hapura gjithashtu,” tha në një deklaratë italiani Guido Crosetto, lëshuar sot.
Të mërkurën, ministri francez i Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu, pati një bisedë telefonike me Sergei Shoigu të Rusisë, e para që nga tetori 2022, me disa komentues që kritikuan vendimin.
Gjatë telefonatës, Franca dënoi “luftën e agresionit” të Rusisë në Ukrainë, por Parisi më vonë u detyrua të mohonte pretendimet ruse se shprehu gatishmërinë për të zhvilluar dialog mbi Ukrainën ose për të diskutuar negociatat e mundshme të paqes.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)