English

Ministri Rashiç për rregulloren e BQK-së për dinarin: Jemi në periudhë tranziconi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni.

- Advertisement -

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj, shkruan REL.

Ai tha se guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka “përmendur se faza e tranzicionit mund të përfundojë në fund të shkurtit, por prapë nëse ka gatishmëri nga pala tjerë, sepse çdo afat që e cekim tani do të ishte i pasaktë”.

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiq.

Vetë Kurti tha dje se e kupton që “një periudhë tranzicioni është e nevojshme”, duke shtuar se një periudhë e tillë tranzicioni veçse ka nisur.

“Një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik”, tha Kurti, sipas një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e tij më 6 shkurt.

Serbët në Kosovë e kanë kundërshtuar rregulloren e BQK-së, pasi shteti serb u paguan atyre – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka kritikuar ashpër vendimin e BQK-së, duke e konsideruar vendimin e autoriteteve si tentim për dëbim të serbëve nga Kosova.

Rashiq tha se kreu i BQK-së e ka njoftuar gjatë një takimi të mërkurën se banka kosovare do ta kontaktojë “qysh sot” Bankën Popullore të Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për transaksionet e parave në Kosovë dhe këmbimin e tyre në euro. Ai e përmendi këtë si opsion të parë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ndërsa, si mundësi e dytë, tha ai, është që bankat që kanë degë në Kosovë dhe Serbi të mundësojnë shpërndarjen e transaksioneve në euro.

Rashiç përkujtoi se nga fundi i vitit të kaluar dihej se banka NLB Komercijalna, e cila ishte e vetmja e licencuar për të operuar me ditar në Kosovë, do t’i mbyllte degët e saj, dhe ngriti pyetje se pse asnjë institucion tjetër financiar nuk ishte i licencuar prej asaj kohe.

Banka Popullore e Serbisë ka thënë më parë se ndalimi i dinarit është “politik” dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë.

Mbyllja e komunave paralele serbe

Rashiç nënvizoi se institucionet arsimore dhe shëndetësore në Kosovë, të cilat punojnë në sistemin serb, do të vazhdojnë të punojnë si më parë dhe se disa informacione për shfuqizimin e tyre nuk janë të sakta.

“Dua t’u them të gjithëve, veçanërisht punëtorëve në ato institucione, se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, sepse kam bindjen e prerë të vetë kryeministrit, se ata mund të vazhdojnë punën e tyre”, tha Rashiç.

Vendimi për heqjen e dinarit në Kosovë përkon me mbylljen e komunave paralele që punojnë në sistemin serb dhe janë të paligjshme për Kosovën.

Në dy javët e fundit janë mbyllur katër komuna paralele serbe në Dragash dhe në Pejë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?