“Gjithçka nisi nga sulmi në Banjskë”, deputeti i PS: Vendimi për dinarin, i drejtë

6 Shkurt 2024 | 22:15

Deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu tha se vendimi i Kosovës për ndalimin e dinarit serb është një vendim i drejtë i cili ka ardhur si pasojë e sulmit të Banjskës.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Deliu tha se pas mbledhjes së të dhënave dhe informacioneve, NATO dhe shërbime të tjera në Kosovë kanë dalë në përfundimin se dinari serb i pakontrolluar ka qenë problem që ka financuar sulmin.

“Unë mendoj që është një vendim i drejtë. Gjithçka nisi pas sulmit të Banjskës. Sulmi i Banjskës përcaktoi qartë dhe do të përcaktojë në të ardhmen veprime të shtetit të Kosovës, por edhe të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. NATO ka një qendër monitorimi për parandalimin e krizave dhe të konflikteve, ndërkohë që monitoron shtetet anëtare të NATO-s por edhe vende ku ka shërbime siç është KFOR-i në Kosovë.

Pas analizave dhe mbledhjes së informacioneve ata kanë dalë në përfundimin se Dinari Serb i pakontrolluar ka qenë një problem për financimin e terrorizmit edhe solli sulmin e Banjskës. Kur valuta kthehet në Euro, gjithçka do të kalojë nëpërmjet bankës dhe Banka qendrore e Kosovës do të përcaktojë rregullore të tjera për serbët e Kosovës, ose për kalimin e parave nga shteti i Serbisë brenda vendit”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026