Ministria e Jashtme bullgare ‘kundër’ propozimit francez

10 Korrik 2022 | 09:55

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë nuk është e kënaqur me propozimin francez.

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska ka dorëzuar një raport në Parlament me disa rezerva.

Në kornizën negociuese të Presidencës franceze lejohet referencë e pastër për të ashtuquajturën “gjuhë maqedonase”.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe protokolli nga neni 12 nuk paraqesin kriter formal për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

Nuk është parashikuar roli i Këshillit Evropian në vlerësimin a e zbaton Maqedonia e Veriut protokollin bilateral.

Ndërkohë në RMV prej më shumë se një jave protestohet kundër të ashtuquajturit propozim francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski paralajmëroi se protestat kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë do të vijojnë të dielën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026