Ministrja Balluku tregon se kur bëhet operative linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

12 Shkurt 2020 | 09:08

Ministrja e Infrastrukturës  dhe Energjisë, Belinda Balluku e ftuar në “Ilva Now” në Euronews Albania foli për projektet energjetike të Shqipërisë, ndërsa u ndal konkretisht tek linjat e interkonjeksionit me Kosovën. Ministrja Balluku tha se vendi ynë ka  linja me kapacitete të larta të transmetimit të energjisë elektrike dhe kjo shtoi ajo, e bën Shqipërinë një vend strategjik në këtë fushë. 

“Linjat e transmetimit sot në Republikën  e Shqipërisë janë linja me kapacitet të lartë, janë linja që sapo rikunstruktohen dhe kemi edhe linja që shumë shpejt që do të dorëzohen siç është linja me Kosovën”, u shpreh ministrja Balluku.

E pyetur nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania dhe moderatorja e emisionit “Ilva Now”, Ilva Tare se kur pritet të mbarojë linja e interkonjeksionit me Kosovën, ministrja Balluku tha se pavarësisht  pengesave që ka pasur, ky projekt pritet të bëhet funksional gjatë vitit tjetër.

ilv

Gjithashtu znj. Belinda Balluku zbuloi në “Ilva Now” se dy kompanitë respektive të linjave të interkonjeksionit e kanë firmosur memorandumin e bashkëpunimit dhe se pengesat tashmë janë tejkaluar.

Pjesë nga fjala e ministres Belinda Balluku

Pyetje: Meqenëse e përmendëm linjën e interkonjeksionit me Kosovën, kanë përfunduar të gjitha pengesat, problemet, financimi, lobimet për të mos u vënë në punë?

Ministrja Balluku: Të gjitha këto e kthejnë Shqipërinë në një partnere strategjike në fushën energjetike. Ka pasur një reagim nga segmente të ndryshme për të penguar këtë proces  dhe këtë projekt. Megjithatë, gjithçka po shkon  ashtu siç duhet.  Do të nisi shumë shpejt nga puna, besojmë se deri në fund të vitit tjetër. Pra, ne do të fillojmë të kemi këtë interkonjeksion me Kosovën dhe kjo do të jetë një ngjarje për t’u shënuar. Është firmosur memorandumi nga të dyja kompanitë e transmetimit. Dhe gjithçka po shkon në hapat e duhur dhe pengesat janë kapërcyer tashmë.

Pyetje: Do të fillojë të jetë operative në Mars-Prill?

Ministrja Balluku: Ndoshta në fund  të vitit tjetër, pra për tetë muaj gjithçka do të jetë operative pasi do të kalojë edhe fazën teknike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021