Ministrja Belinda Balluku në ‘Ilva Now”: Rruga e Arbrit përfundon në 2021
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka treguar në detaje ecurinë e punimeve që po kryhen në arteriet kryesore të vendit. E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, znj. Balluku theksoi se projekti i BayPass-it të Fierit do të përfundojë në 1 maj 2020.
Gjithashtu znj. Belinda Balluku tregoi në “Ilva Now” ecurinë e punimeve për Rrugën e Kombit, ndërsa tha se ky projekt pritet të përfundojë gjatë verës së vitit 2021.
Ministrja gjatë emisionit u ndal tek disa çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e infrastrukturës energjetike dhe asaj rrugore në vend.
Një çështje tjetër me interes për fushën e energjetikës, e cila u diskutua në emision ishte ajo e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Ballukut, ky projekt po zhvillohet me ritme të admirueshme dhe se shumë shpejt linja në fjalë do të bëhet operative.
Pjesë nga diskutimit në studio
Pyetja: Ju e bëtë një akt tek “Bypassi” i Fierit për të shkuar në Vlorë, do të përfundojë këtë vit i plotë?
Ministrja Belinda Balluku: Është mbyllur në kohë rekord. Kemi pasur një vonesë të punimeve, sepse ato duhet të ishin mbaruar në shkurt të këtij viti nëse aksi do të ishte i mbyllur. Aksi do të përfundojë më 1 maj.Në mbrëmjen e 30 prillit do kaloj do inspektoj rrugën për të parë nëse gjithçka është në vendin e duhur dhe për më tepër edhe pjesa e sinjalistikës të jetë e përfunduar plotësisht.
Rruga e Arbrit po ecën shumë mirë, unë do të jem në një inspektim pas pak ditësh po ashtu dhe kryeministri, sepse “Ura e Vashës” ka përfunduar dhe është impresionuse të shikosh atë urë të ngritur nga humera, gjë që në Shqipëri nuk e kemi parë deri më sot. Kontrata shkruan 44 muaj, i bie në nëntor të 2022, por kemi marrë një premtim, kryeministri ka marrë një premtim nga kompania ndërtuese që do të dorëzohet gjatë verës së 2021.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…