Ministrja e Ekonomisë: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para reformës

1 Qershor 2023 | 16:38

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat u shpreh se pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin.

Ajo theksoi se nuk presin që të ketë rritje të inflacionit për shkak rritjes së pagave. Ndër të tjera ajo nënvizoi se paga minimale ka pasur një rritje të konsiderueshme.

‘Ne kemi kërkuar institucioneve buxhetore me qëllim që pagat e muajit maj të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Titullarët e institucioneve që preken nga ligji vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qene në muajin maj. Shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin prill qoftë për muajin maj. Tatimi i të ardhurave të jetë tatimi i duhur. Të gjitha institucionet me zbardhjen e vendimit do të instruktohen duke prekur listë pagesat e këtyre dy muajve. Mendojmë se kjo do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe jemi të bindur se kjo reforma ka ardhur në kohën e duhur.

Paga minimale ka pasur një rritje të konsiderueshme. Kemi bërë një llogaritje të ofertës që po hidhet dhe sa oferta agregate reflektohet në rritje. Nuk presim të ketë një rritje inflacioni nga rritja e pagave. Oferta agregate, diferenca dhe paratë shtesë është shumë e vogël në krahasim dhe me paranë totale në qarkullim do të shihet se sa do të ndiqet kjo nga sektori privat. Në të gjitha skenarët që ne kemi parashikuar për rritjen e pagave, nuk presim të ketë ndikim domethënës në inflacion. Pasojat e krizës ende jemi duke i ndjerë.’- tha ministrja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026