Ministrja e Shëndetësisë prezanton reformën e shërbimit onkologjik në nivel kombëtar

5 Mars 2026 | 10:21

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, gjatë një konference për mediat ka prezantuar prioritetet e qeverisë për transformimin e shërbimit onkologjik në të gjithë vendin.

Ajo bëri me dije krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe të Rrjetit Kombëtar të Tumoreve, duke paralajmëruar gjithashtu një analizë të plotë të situatës aktuale të shërbimit.

“Brenda vitit përfundon rikualifikimi i 6 pikave rajonale dhe po punohet për rikualifikimin e 6 të tjera. Gjithashtu, instalohet Akseleratori Linear 3 në Shërbimin Onkologjik,” tha ministrja, duke shtuar se po planifikohet zgjerimi i bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për aparatet PET scan.

Ministrja njoftoi gjithashtu vendimin e marrë në QSUT për ngritjen e një qendre të specializuar për kancerin e gjirit, ku pacientët do të trajtohen nga qendra multidimensionale me ekspertizë të specializuar.

“Viti 2026 shënon nisjen e një reforme historike për sistemin spitalor shqiptar. Është krijuar një grup pune multisektorial me pjesëmarrjen e ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor. Prioritet do të jetë përgatitja e ndryshimeve për Komitetin Këshillimor dhe finalizimi i kuadrit institucional për vendimmarrje të bazuar në evidence, si dhe hartëzimi i situatës aktuale të sistemit spitalor: performanca, kapacitetet reale, shpërndarja gjeografike e shërbimeve dhe nevojat demografike,” tha ministrja Sala.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026