Ministrja Koçiu-shefave të QSUT: Mjekët që punojnë në privat do marrin leje

1 Korrik 2024 | 10:04

Ministrja  e shëndetësisë Albana Koçiu, ishte këtë të hënë së bashku me kryeministrin Edi Rama në një mbledhje me shefat e Qendrës Spitalore Universiare. Kjo mbledhje vjen pas skandalit të publikuar ditë më herët në spitalin e Onkologjikut.

Ministrja Koçiu tha se mjekët e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, nuk përfaqësojnë të gjitha bluzat e bardha pasi shumë prej tyre punojnë me përkushtim e ndershmëri. Ajo tha se tashmë mjekët e sektorit publik duhet të kenë kujdes kur punojnë në klinika private.

“Të marrin dënimet e merituara. Unë u shpreh keqardhjen të gjithë bluzave të bardha, mjekë e infermirë të sistemit tonë shëndetësor që janë të përgjegjshëm. Kam folur me shumë nga ju këtu dhe e kam ndier dei në palcë jo vetëm mërzinë, por edhe plagosjen e rëndë morale. Shumica juaj nuk janë si ata, sistemi ynë shëndetësor nuk është ai.

Edhe në Onkologjik ka mjek e infermier të përkushtuar të cilët punojnë çdo ditë e nuk e meritojnë njollën e zezë të vënë nga kolegët e tyre. Në Ministria e Shëndetësisë, duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë në kërtë institucion qendror të shërbimit shëndetësor për të mos patur më hapësirë për njerëz dhe praktika abuziveë të asnjë mënyre.

Dua të bëj më dije se gjatë këtyre ditëve kemi punuar intensivisht për disa ndërhyrje të shpejta e kuptimplota në ligjin për urdhrin e mjekut në republikën e Shqipërisë, i cili rregullon veorimtarinë e profesionistëve të shëndetësisë dhe përcakton parime dhe standarde të qarta për bluzat e barda. Hapja apo puna në një klinikë private për mjekët e sektorit puiblik, do të vazhdojë deri në momentin kur spitali përkatës do të përfundojë procesin e autonomisë.

Me marrjen e autonomisë, kjo do jetë rreptësisht e ndaluar. Mjekët e sektorit publik që kanë hapur apo punojnë në klinika private dhe ata që do duan ta bëjnë këtë më tutje duhet të marrin një autorizim nga drejtuesi i spitalit, ky autorizim duhet të konfimorhet nga ministria e shëndetësisë dhe do të publikohet në rregjistrin publik digjital. Do ndalohet që mjekët të ndjekin të njëjtin pacientë në klinika private. Një mjek që ndjek pacientët në klinikën shtetërore ëhstë në konflikt të hapur interesi nëse kërkon që këta pacientë të vijnë në klinikën private që ai ka hapur vetë, apo punon aty”,-tha ministrja e Shëndetësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026