Miqësorja Shqipëri-Itali, si pritet të luajnë skuadrat
Shqipëria dhe Italia përballen për të katërtën herë që prej 2014-ës me njëra-tjetrën, ndeshje e cila luhet në stadiumin ‘Air Albania’. Tre përballjet e mëparshme, mes tyre dy për kualifikueset e botërorit janë fituar nga axurrët, të cilët as në këtë përballje nuk do t’i kursejnë yjet.
Trajneri Roberto Mancini, pritet të aktivizojë në portë Donarumën, ndërkohë skema do të jetë një 3-5-2.
Mbrojtja do të bazohet tek treshja Skalvini, Bonuçi dhe Bastoni, teksa mesfusha e ngjeshur me Tonalin, Barelën dhe Verratin në qendër, ndërsa Di Marko dhe Di Lorenco nga krahët. Sulmi pritet t’i besohet Zaniolos dhe Raspadorit.
Në anën tjetër trajneri Edoardo Reja nuk pritet të eksperimentojë shumë ndaj kampionëve të Evropës.
Porta pritet t’i besohet Berishës, duke parë minutazhin me skuadrën e Torinos. Mbrojtja do të rreshtohet me Ismajlin, Kumbullën dhe Mihajn, ndërsa nga krahët Balliu e Lenjani. Përpara tyre Bajrami, Abrashi dhe Ramadani, ndërsa në sulm dyshja Uzuni dhe Broja.
Këto janë formacionet e mundshme, ndërkohë fjala e fundit i takon dy teknikëve italianë.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit