‘Reja s’pati sukses’, Rraklli: Pse të mos kemi trajner shqiptar për Kombëtaren?
Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Altin Rrakli thotë se trajneri aktual i kuqezinjve, Edi Reja nuk ka pasur sukses në kompeticionet e fundit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rrakli u shpreh se ka ardhur koha që në krye të Kombëtares, të jetë një trajner shqiptar.
“Në rastin konkret, Reja, në kompeticionet e fundit nuk ka pasur sukses. Ka ardhur momenti që të vendoset një trajner i ri. Ka qenë fjala gjithmonë, pse të mos vendosim një trajner shqiptar? Pse mos ta provojmë? Ideja e trajnerit shqiptar ka qenë tabu para shumë vitesh, sepse bëhet fjala për ndërhyrje shumë në stafin teknik.
Trajneri jeton në Shqipëri dhe patjetër që ndërhyrjet e ndryshme e bënin trajnerin që të mos jepte vendimet e duhura, por sot po flasim në vitin 2022, nuk besoj që ekzistojnë këto lloje presionesh”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Cili do ishte trajneri ideal për Kombëtaren? Flet Ansi Agolli
- Miqësorja me Italinë, Reja nuk ndryshon skemë, Berisha: Na ndëshkon mentaliteti
- Rrugët që bllokohen prej miqësores Shqipëri-Itali
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren