Miratimi i draftit të reformës, Bylykbashi: Kuvendi ta miratojë sa më shpejt dhe pa asnjë ndryshim
Gjatë një interviste për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se drafti i reformës nuk duhet të pësojë asnjë ndryshim, teksa i bëri thirrje Kuvendit që ta miratojë atë sa më shpejt, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjes së organeve të reja.
“Reforma zgjedhore bëhet me konsensus dhe ajo që miratohet në Këshillin Politik do të shkojë në parlament dhe nuk ndryshohet,” kujtoi Bylykbashi, ndërsa i cilësoi “cenim të konsensusit të reformës” përpjekjet për ndryshimin e marrëveshjeve të arritura në janar dhe fillim të qershorit për një reformë konsensuale zgjedhore.
“Ne e bëmë këtë detyrë, dokumentin e dorëzuam, tashmë Kuvendi ka detyrim ta miratojë pa asnjë vonesë. Me procedurat parlamentare kodi i ri duhet të miratohet dhe të hyjë në fuqi jo më vonë se data 15-16 korrik, që do të thotë se duhet t’i hapë menjëherë më pas rrugës për miratimin e KQZ-së së re, pra zgjedhjen e organeve të reja të KQZ-së, gjë që do të mundësojë edhe projektin e identifikimit biometrik, çdo gjë tjetër përveçse do të minojë themelet e konsensusit, por do të vonojë dhe këto procese,” – këmbënguli Bylykbashi teksa pretendoi se mazhorancës socialiste kjo nuk i intereson pasi “ajo kërkon të mbushë kutitë”.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni