Miratohen ligji për armët dhe raporti i PS për Tims, s’kalojnë pagat e Kushtetueses

26 Korrik 2024 | 23:22

Në seancën maratonë të kësaj të premteje, të fundit për këtë session parlamentar, u miratua projektligji për prodhimin e armëve.

Projektligji u kalua me 76 vota pro dhe 20 kundër dhe parashikon krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarak.

Sakaq në seancë nuk arriti të miratohej rritja e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasi nuk u siguruan 84 votat e nevojshme.

Ne parim iishin 74 vota pro dhe 1 absentim. Rritja e pagave nuk u miratua për të disatën herë në parlament pasi nuk u siguruan votat nevojshme.

Sa i takon raportve për komisionin e TIMS, parlamenti votoi me votat e maxhorancës, raportin e PS për Komisionin e Tims.  Raporti u miratua me 76 vota pro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026