Miratohet leje e re për qarkullimin e automjeteve

4 Qershor 2022 | 14:42

Nga e hëna do të nisë të lëshohet leja e re e qarkullimit për automjetet. Leja do të përfshijë dhe certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare që deri sot ishin dokumente më vete.

Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit.

“Stop orvatjeve dhe me një pagesë ku kostot ulen me 40%, tashmë leja e re e qarkullimit unifikon përfundimisht dokumentet e mjetit në një të vetme”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Drejtoria e Transportit Rrugor thotë se sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit kurse leja e re që unifikon dokumentet e mjetit në 1 do kushtojë 2,100 lekë.

Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale si dhe nuk ka afat skadence.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...
09:06 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026