Miratohet mes debateve dhe hyn me procedurë të përshpejtuar një ligj i ri për armët

15 Korrik 2024 | 10:51

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë miratoi në seancën e kësaj të hëne futjen me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit, të një ligji të ri për prodhimin e armëve.

Projektvendimi u miratua mes debateve dhe mori vetëm votat e maxhorancës. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se kemi të bëjmë me n jë ligj të ri dhe jo me ndryshime në ligjin e armëve.

Ajo tha se projektligji do të shqyrtohet në komisione dhe do të kalojë për votim në seancën plenare të datës 25 korrik.

“Përpara se të votojmë për projektvendimin, ju lutem kolegë mund të dëgjohemi se kam përshtypjen se jeni të keqkuptuar. Nuk bëhet fjalë për ndryshime në ligjin për armët, por është një ligj i ri, një shërbim i ri. Po u kërkoj shërbimeve t’ua vënë në dispozicion, bëhet fjalë për projektligjin për “Rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, pra nuk ka të bëjë me ligjin e armëve, është projektligj i ri”, tha Felaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026