PS padit në Kolegjin Zgjedhor KQZ-në, shkak afatet për zgjedhjet në Himarë

15 Korrik 2024 | 10:11

Partia Socialiste ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor mungesën e miratimit nga Komisioni Rregullator në KQZ të afatave për zgjedhjet e pjesshme të parakoheshme të 4 gushtit në Himarë.

Në ankimimin e bërë, PS padit në Gjykatën Administrative, Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku kërkon miratimin e menjëhershëm nga Komisioni Rregullator të afateve për zgjedhjet në Himarë.

Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk miratoi më datë 9 korrik afatet procedurale për Himarën.

3 anëtarë të këtij komisioni votuan pro, ndërsa 2 të tjerët votuan kundër, duke bërë që akti të mos merrte numrin e kërkuar të votave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026