PD kërkon zgjatjen e hetimin për “TIMS”, Salianji: Kanë dalë të dhëna të llahtarshme

15 Korrik 2024 | 11:34

Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e hetimit për komisionin hetimor të TIMS. Në mbledhjen e kësaj të hëne, u mor dëshmia e fundit e Dorian Tolës, ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Kryetari i Komisionit Hetimor nga radhët e partisë Demokratike, Ervin Salianji, kërkoi zgjatjen e hetimit, pasi të dhënat e dala janë të llahtarshme dhe nuk duhet të shmangen nga hetimi personat përgjegjës, të cilëve u është përmendur emri.

“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë”, tha Salianji.

Nga ana tjetër, përfaqësusit e mazhorancës kërkuan t’i përmbahen në mënyrë rigoroze ligjit dhe mandatit të caktuar nga Kuvendi. Kërkesa e deputetëve të PS për të deklaruar përfundimin e hetimit parlamentar për këtë çështje nuk është marrë në konsideratë nga kryetari i komisionit duke mos u hedhur për votim. Mazhoranca do të përsërisë kërkesën edhe në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni, mandati i të cilit mbaron në muajin korrik bashkë me këtë sesion punimesh të Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026